Taylor Swift u rikthye në stadiumin Arrowhead të dielën, për të mbështetur bashkëshortin e saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes në Kansas City.
Këngëtarja udhëtoi nga Nashville, ku të mërkurën kishte marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve CMA.
Ndeshjen ajo e ndoqi nga lozha, në shoqërinë e prindërve, kunatës Kylie Kelce dhe mbesave të saj, Wyatt dhe Finn, shkruan Page Six.
Modeli që zgjodhi
Për këtë paraqitje, Swift zgjodhi një vjetore nga koleksioni i linjës NFL të gazetares sportive Erin Andrews.
Modeli “Chiefs Crinkle Full-Zip”, nga koleksioni Wear by Erin Andrews, fillimisht kushtonte rreth 91 euro, por aktualisht shitet me ulje për vetëm 55 euro.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja vesh krijime nga koleksioni i mikeshës së saj.
Në shtator, ajo u shfaq me një bluzë pa mëngë me logon e Kansas City Chiefs, ndërsa në vitin 2023, në fillimet e lidhjes me Kelce, kishte zgjedhur një tjetër vjetore nga e njëjta linjë.
Taylor
Ajo e kompletoi veshjen me vathë me diamante nga marka Dana Rebecca, me vlerë rreth 3,640 euro, si dhe me flokët e kapur pjesërisht lart.
Kështu, Taylor kombinoi një veshje sportive me çmim të përballueshëm me aksesorë luksozë, duke tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj. /Telegrafi/