Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Written by

in

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla gjatë në koference për media tha se të entjen në orën 12:00 do të mbahet një aktivitet para zyrës së Bashkimit Evropian.

“Nesër bëhen gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Me këtë rast, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër, në orën 12:00, para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë”, tha ai.

“Kemi kërkuar nga Asociacioni i Komunave që kryetarët e komunave të dalin para objekteve të komunave për t’u solidarizuar me ne. Aktiviteti do të jetë paqësor dhe institucional. Përmes tij duam të tregojmë se nuk jemi indiferentë ndaj kësaj padrejtësie”, shtoi.

Syla, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

“Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, potencoi Syla.

Burimi: Insajderi