‘Të mos…’, Gaxherri: Sot ndodhi me Arlindën, nesër mund të ndodhë me secilin prej nesh (VIDEO)

'Të mos...', Gaxherri: Sot ndodhi me Arlindën, nesër mund të ndodhë me secilin prej nesh (VIDEO)

Written by

in

'Të mos...', Gaxherri: Sot ndodhi me Arlindën, nesër mund të ndodhë me secilin prej nesh (VIDEO)

Gazetari Ardian Gaxherri, ka komentuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke bërë thirrje që rasti të mos harrohet pas disa ditësh dhe që qytetarët të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet.

Ai u shpreh në “Kosova Today”, se shoqëria nuk duhet të heshtë për raste të tilla, pasi, sipas tij, ajo që sot i ka ndodhur Arlinda Zekajt, nesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër.

“…Kurti e di që tek ne, fatkeqësisht, si popull, çdo çudi zgjat tri ditë. Ne duhet të jemi aq të vetëdijshëm sa të mos heshtim në raste të tilla, sepse sot ka ndodhur me Arlindën, nesër mund të ndodhë me ne. Nuk duhet ta kuptojmë se shteti ekziston vetëm për të na administruar, por edhe për të na mbrojtur”, ka deklaruar Gaxherri.