Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë

Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë

Written by

in

Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë

Të paktën 27 nxënës, shumica prej tyre nën moshën 13-vjeçare, dhe një mësues kanë humbur jetën të enjten, pasi çatia e një shkolle u shemb gjatë procesit mësimor në qytetin Peshawar të Pakistanit. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, raportoi Reuters.

Sipas zëdhënësit të spitalit “Lady Reading”, Mohammad Asim, shumica e viktimave u dërguan në spital pa shenja jete, ndërsa 20 persona të tjerë u trajtuan për lëndimet e marra.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes treguan ambulanca që mbërrinin me urgjencë dhe ekipe të shpëtimit që nxirrnin nga rrënojat nxënës të gjakosur.

Oficeri i emergjencave të distriktit, Iftikhar Khan, tha se deri në atë moment ekipet e shpëtimit kishin arritur të nxirrnin dhjetëra fëmijë nga rrënojat.

“Deri më tani kemi nxjerrë të paktën 45 fëmijë nga rrënojat”, tha Khan.

Ai shtoi se kishte raportime se në rrënoja mund të kishte ende fëmijë të tjerë të bllokuar, çka rrit shqetësimet për bilancin përfundimtar të tragjedisë.

Zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke thënë se shembja e çatisë së shkollës në Peshawar ka “prekur thellë të gjithë kombin”.

“Fëmijët tanë janë pasuria jonë më e çmuar dhe çdo humbje e tillë është një tragjedi për të gjithë vendin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali