
Të paktën 64 persona kanë humbur jetën, sipas zyrtarëve, pasi një tren spanjoll me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër në jug të kryeqytetit, Madrid.
Ky bilanc i përditësuar e bën këtë aksident hekurudhor më të rëndin në vend që nga viti 2013, kur 80 persona humbën jetën pasi një tren doli nga shinat në veriperëndim të Spanjës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë se 500 pasagjerë ndodheshin në trenat e përfshirë në përplasjen e sotme, bën të ditur zëdhënësi i qeverisë rajonale.