Protesta e studentëve në Shqipëri është përshkallëzuar gjatë ditës së dytë, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.
Protestuesit kanë hyrë në objektin e Kryesisë së Kuvendit, ku i kanë vënë flakën katit përdhes.
Më herët, protestuesit kishin hyrë edhe në objektin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë sulmuar me gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë edhe objektet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Piramidën e Tiranës.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë po vazhdojnë.
Policia po tenton ta shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa protestuesit po hedhin gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë.
Gjatë protestës është raportuar edhe për arrestime dhe persona të lënduar. Sipas njoftimit nga Spitali i Traumës, aty po trajtohen tre protestues dhe katër policë, gjendja e të cilëve është stabile.
Për zhvillimet në kryeqytetin shqiptar ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj, i cili u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.
Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë
Burimi: Dukagjini
