
Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës për dialog me studentët.
Karriget ishin vendosur para godinës së qeverisë gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa Rama përsëriti thirrjen që përfaqësuesit e protestës të ulen në bisedime me të.
Megjithatë, studentët kanë refuzuar prej ditësh ftesën e kryeministrit për dialog, duke vazhduar protestën e tyre, e cila sot ka hyrë në ditën e 13-të.
Studentët dhe të rinjtë po kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa tensionet para Kryeministrisë janë përshkallëzuar me djegien e karrigeve të vendosura për bisedime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali