
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin S.L i cili kishte plagosur të vëllan dhe kushëririn e tij në Pjetërshan të Gjakovës.
Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore ku i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain dhe pastaj ka gjuajtur kushëririn e tij me armë AK-47.
Të dyshuarit më pas iu kanë gjetur në pronësi armë të tipit AK-47, një pushkë gjuetie, dhjetë fishek të cal.12ga dhe një fishek i cal 7.62mml.
“Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.