Tentoi të kontrabandonte 10 zogj të gjallë në pantallona, kapet pasagjeri në aeroport

Tentoi të kontrabandonte 10 zogj të gjallë në pantallona, kapet pasagjeri në aeroport

Written by

in

Tentoi të kontrabandonte 10 zogj të gjallë në pantallona, kapet pasagjeri në aeroport

Një pasagjer nga Kuba është ndaluar në aeroportin e Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi autoritetet doganore zbuluan 10 zogj të gjallë të fshehur brenda pantallonave të tij.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, doganierët dyshuan për pasagjerin pasi vunë re një fryrje të pazakontë në pjesën e belit.

Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet gjetën gjashtë tuba plastikë, të mbështjellë me shirit ngjitës dhe të qepur brenda pantallonave të tij. Brenda tyre ndodheshin tetë zogj të llojit Yellow-faced Grassquit dhe dy të llojit Blue Grosbeak.

Pasagjeri, i identifikuar si Alberto Hernandez Castillo, nuk i kishte deklaruar shpendët në formularin doganor. Ai pretendoi se i kishte marrë për përdorim personal, por më pas refuzoi të jepte informacione të tjera.

Hernandez Castillo u akuzua për kontrabandë dhe u lirua pasi pagoi një garanci prej 25 mijë dollarësh.

Seanca e radhës gjyqësore për rastin është caktuar për 26 tetor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentoi të kontrabandonte 10 zogj të gjallë në pantallona, kapet pasagjeri në aeroport appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali