
Gropat në rrugën e Uglarit po vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për banorët dhe të gjithë ata që frekuentojnë këtë pjesë.
Avokati Petrit Lladrovci, i cili kalon çdo ditë në këtë rrugë, ka vërejtur një situatë aspak të zakonshme.
Ai ka parë se mbi gropat e rrugës janë vendosur tepihë, në një përpjekje për ta lehtësuar kalimin e automjeteve.
Lladrovci ka theksuar se ky problem është i kahmotshëm, duke e ngritur shqetësimin edhe në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.
Ndërkaq, prezantuesit Arientin Abdyli dhe Artina Breznica kanë rikujtuar se vazhdimisht janë kujdesur që ankesat e qytetarëve për gjendjen e kësaj rruge t’i adresojnë tek institucionet përgjegjëse, por deri më tani rezultatet konkrete ende mungojnë.