Tërmeti 5.0 ballë trondit Los Anxhelosin, pamjet tregojnë lëkundjet e forta në ndërtesa

Tërmeti 5.0 ballë trondit Los Anxhelosin, pamjet tregojnë lëkundjet e forta në ndërtesa

Written by

in

Tërmeti 5.0 ballë trondit Los Anxhelosin, pamjet tregojnë lëkundjet e forta në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë ka tronditur Los Angelesin të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar lëkundje të dukshme në ndërtesa dhe objekte të ndryshme.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dridhjet e tokës përfshijnë zonën, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të qytetit.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte rreth gjashtë kilometra në perëndim të Manhattan Beach, në një thellësi prej afërsisht 12 kilometrash.

Pas lëkundjes kryesore, janë regjistruar edhe dy tërmete më të vogla, me magnitudë 2.5 dhe 3.0 ballë.

Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve janë vënë në gatishmëri dhe kanë nisur kontrollet në terren për të vlerësuar gjendjen e ndërtesave dhe infrastrukturës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka raportime për dëme strukturore apo persona të lënduar. Po ashtu, është konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali