Termokos: Rikthehet furnizimi me ngrohje në Prishtinë pas aktivizimit të njësisë B2 të TC “Kosova B”

Termokos: Rikthehet furnizimi me ngrohje në Prishtinë pas aktivizimit të njësisë B2 të TC “Kosova B”

Written by

in

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se furnizimi me ngrohje në Prishtinë ka filluar të rikthehet që nga orët e para të së hënës, pas rikthimit në funksion të njësisë B2 të TC “Kosova B”.

Sipas njoftimit të Termokosit, për pjesën më të madhe të konsumatorëve furnizimi me ngrohje tashmë është stabilizuar.

Ndërkohë, ekipet e kompanisë po vazhdojnë punën në terren për stabilizimin e plotë të furnizimit edhe në pikat më të largëta të rrjetit të ngrohjes.

Termokos ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë ndërprerjes së furnizimit. /Telegrafi/