Tërshëra nuk ju mban të ngopur? Problemi mund të jetë te përbërësit që i shtoni

Tërshëra nuk ju mban të ngopur? Problemi mund të jetë te përbërësit që i shtoni

Written by

in

Tërshëra konsiderohet një nga zgjedhjet më të shëndetshme për mëngjes, veçanërisht për ata që dëshirojnë të kontrollojnë peshën.

Megjithatë, nutricionistët paralajmërojnë se shtesat si mjalti, shurupi i panjës, frutat e thata dhe përzierjet e gatshme mund ta rrisin ndjeshëm sasinë e sheqerit dhe kalorive në këtë vakt.

Edhe pse tërshëra është e pasur me fibra të tretshme beta-glukan dhe karbohidrate komplekse, përmban relativisht pak proteina dhe yndyra të shëndetshme.

Foto ilustruese

Për këtë arsye, nëse konsumohet e vetme, mund të mos ju mbajë të ngopur deri në drekë dhe uria mund të rikthehet më shpejt.

Një gabim i zakonshëm është përdorimi i tepërt i ëmbëlsuesve natyralë, si mjalti dhe shurupet, të cilët gjithashtu ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Edhe kombinimi i disa frutave, sidomos atyre të thata, mund ta bëjë qullin shumë më kalorik.

Kujdes duhet treguar edhe me tërshërën instant, pasi shumë produkte të gatshme përmbajnë sheqer dhe aromatizues të shtuar.

Për një mëngjes më të balancuar, ekspertët këshillojnë zgjedhjen e thekoneve të zakonshme, pa sheqer të shtuar, dhe kombinimin e tyre me kos grek, qumësht ose gjizë për të rritur sasinë e proteinave.

Sa i përket frutave, preferohen boronicat, mjedrat dhe dredhëzat, ndërsa mjalti, frutat e thata dhe gjalpi i kikirikut duhet të përdoren me masë.

Sekreti qëndron te kombinimi i duhur i përbërësve: një qull me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme mund t’ju mbajë të ngopur për më gjatë dhe ta bëjë mëngjesin më të plotë. /Telegrafi/