Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026, Domi: Viti më i kobshëm (VIDEO)

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026, Domi: Viti më i kobshëm (VIDEO)

Written by

in

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026, Domi: Viti më i kobshëm (VIDEO)

Vrasjet e grave në Kosovë dhe pasiguria me të cilën përballen ato vazhdojnë të jenë një nga shqetësimet më të mëdha shoqërore. Vetëm gjatë vitit 2026, numri i grave të vrara ka arritur në tetë, përfshirë edhe rastin e fundit të Arlindës.

Për këtë çështje ka folur në studion e emisionit “Kosova Today”, Besa Domi, profesioniste e marrëdhënieve me publikun, ish-zëdhënëse e misioneve ndërkombëtare dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Domi e ka cilësuar vitin 2026 si vitin më të kobshëm për gratë në Kosovë, duke theksuar se numri i viktimave dëshmon për pasigurinë me të cilën përballen gratë në vend.

Ajo ka theksuar se gratë e vrara nuk duhet të trajtohen vetëm si shifra, pasi secila prej tyre përfaqëson një jetë të humbur dhe një tragjedi familjare e shoqërore, transmeton Klankosova.tv.

Domi ka bërë thirrje që në diskutimin dhe ndërgjegjësimin për këtë fenomen të përfshihen edhe burrat, duke theksuar se dhuna ndaj grave nuk është çështje që duhet t’u lihet vetëm grave.

“Pa i detyru edhe burrat me marrë pjesë në këtë diskutim, me marrë pjesë në këtë zgjim dhe në këtë çështje se çka po ndodh, sepse kjo çështje nuk është veç e grave”, është shprehur Domi.

Ndiqni të plotë deklarimin e saj në “Kosova today”: