
Në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është publikuar një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit.
Në mesazh është rikthyer një deklaratë e mëhershme e Thaçit, në të cilën ai e cilësonte këtë datë si ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke përmendur Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin.
“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, thuhet në urimin e publikuar në emër të Thaçit, i cili aktualisht ndodhet në Hagë.
Burimi: Insajderi