
Një konflikt i nisur për një vend parkimi ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e kaluar në zonën e Plazhit, në Durrës.
Sipas Policisë, përplasja ka ndodhur mes të plagosurit dhe dy personave të moshës 34 dhe 35-vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje për vendparkimin.
Gjatë konfliktit, njëri nga dy të dyshuarit dyshohet se e ka goditur me thikë 33-vjeçarin, i cili ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.
Policia ka bërë të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali