Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë drejt Kosovës, FFK nxjerr edhe disa bileta në shitje

Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë drejt Kosovës, FFK nxjerr edhe disa bileta në shitje

Written by

in

Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë drejt Kosovës, FFK nxjerr edhe disa bileta në shitje

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas.

“Ftojmë të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme. Të bashkuar në tribuna, në mbështetje të Dardanëve!”, shkroi FFK-ja, e cila e publikoi edhe linkun ku mund të blihen biletat:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Burimi: Sinjali