Tmerr në Obiliq, burri ia afron thikën në fyt gruas – djali ndërhyn dhe ia merr armën nga dora babait

Tmerr në Obiliq, burri ia afron thikën në fyt gruas – djali ndërhyn dhe ia merr armën nga dora babait

Written by

in

Tmerr në Obiliq, burri ia afron thikën në fyt gruas – djali ndërhyn dhe ia merr armën nga dora babait

Një grua në Obiliq është përballur me një kërcënim serioz nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ia ka afruar një thikë kuzhine në fyt. Situata është ndërprerë pas ndërhyrjes së djalit të çiftit, i cili ka arritur t’ia marrë thikën nga dora babait, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 16:00, në rrugën “Abdullah Qerkezi” në Obiliq.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është K.K. 47 vjeçar, ndërsa viktima është bashkëshortja e tij, A.K. 48 vjeçare.

Gruaja ka deklaruar para zyrtarëve policorë se bashkëshorti e kishte kërcënuar me një thikë kuzhine, duke ia afruar atë te fyti.

Në ato momente ka ndërhyrë djali i tyre, i cili, sipas deklarimit të nënës, ka arritur t’ia marrë thikën babait dhe ta ndërpresë incidentin.

Pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetuesi përgjegjës, i cili ka kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë kërcënimit.

47-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosja”.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali