Tom Hiddleston dhe e fejuara Zawe Ashton shfaqen të dashuruar në publik, aktori flet për jetën si baba

Tom Hiddleston dhe e fejuara Zawe Ashton shfaqen të dashuruar në publik, aktori flet për jetën si baba

Written by

in

Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij, aktorja Zawe Ashton, janë shfaqur së bashku në natën për shtyp të shfaqjes teatrale “Much Ado About Nothing”, në Londër.

Çifti u fotografua i buzëqeshur dhe i afërt në Teatrin Winter Garden, ku Tom interpreton personazhin e Benedikut, përkrah aktores Hayley Atwell në rolin e Beatrices, në produksionin e drejtuar nga Jamie Lloyd.

Zawe, 42 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të zi pa rripa, të zbukuruar me thekë, ndërsa buzëkuqi i kuq plotësonte pamjen e saj. Në krah të saj, Tom, 45 vjeç, dukej elegant me një smoking të zi.

Dalja e tyre vjen pak javë pasi aktori foli rrallë për jetën familjare dhe përvojën e tij si baba i dy fëmijëve.

Në një intervistë për “Men’s Health UK”, ai tregoi se dëshiron të qëndrojë në formë dhe të jetë aktiv për të kaluar sa më shumë kohë duke luajtur me ta.

“Dua të jem në formë dhe i fortë për fëmijët e mi. Jam shumë i vetëdijshëm se po më shikojnë dhe jam një model për ta. Është një privilegj i madh të jesh babai i dikujt”, u shpreh aktori.

Ai shtoi se dëshiron të vrapojë, të luajë futboll, të notojë dhe t’i ndjekë fëmijët e tij, duke e cilësuar familjen motivimin kryesor për t’u kujdesur për veten.

Tom dhe Zawe janë në një lidhje që prej vitit 2019 dhe u fejuan në vitin 2022. Ata kanë zgjedhur ta mbajnë jetën e tyre familjare larg vëmendjes publike. /Telegrafi/