Torres dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve

Torres dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve

Written by

in

Torres dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Shqipëri, duke kërkuar ndalimin e veprimeve të policisë dhe shtensionimin e situatës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Torres ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e dhunës, ndërsa veprimet e Policisë shqiptare i ka cilësuar si të papranueshme.

“Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe të ruajë shtetin e së drejtës”, shkroi kongresmeni amerikan.

Ai theksoi gjithashtu se situata duhet të shtensionohet dhe dhuna alarmante të ndalet, në mënyrë që tensionet të mos përshkallëzohen më tej.

Ritchie Torres përfaqëson distriktin e 15-të të New Yorkut në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i cili përfshin një pjesë të Bronxit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali