Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

Written by

in

Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur kantonin St. Gallen në Zvicër. Një babai 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit të tij vetëm dy vjeç e gjysmë, para se të kryente vetëvrasje me të njëjtën armë zjarri.

Alarmi u ngrit nga nëna e fëmijës, e cila jeton e ndarë nga babai. Ajo denoncoi në polici faktin se ish-partneri nuk ia kishte kthyer djalin në orarin e caktuar sipas marrëveshjes, çka nxiti menjëherë një operacion të gjerë kërkimi nga autoritetet zvicerane.

Aksioni i policisë përfundoi me gjetjen e trupave të pajetë të babait dhe fëmijës brenda një objekti akomodimi në qytetin e Wattwilit, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Sinjali.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë ngritur dyshimet se 33-vjeçari e ka qëlluar djalin me pistoletë dhe më pas ka kthyer armën nga vetja. Dy viktimat janë shtetas të Kroacisë, me vendbanim në kantonin e St. Gallenit.

Prokuroria kantonale tashmë ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali