Aksidenti ndodhi rreth orës 08:54, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë. Një tren i kompanisë shtetërore Renfe u përplas nga pas me një tren të operatorit privat Iryo, i cili ishte i ndaluar në shina. Në të dy trenat udhëtonin gjithsej më shumë se 500 pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, disa vagonë dolën nga shinat, ndërsa dy prej tyre ranë në një terren të pjerrët pranë linjës hekurudhore. Qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë ndërmjet Madridit dhe Andaluzisë është ndërprerë, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në vendin e aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë hekurudhor në Spanjë këtë vit. Në janar, 46 persona humbën jetën në një aksident treni në Adamuz, në provincën e Kordobës.
Burimi: RTKLive
