Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

Written by

in

Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Livoçin e Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, viktimat janë Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa i plagosur ka mbetur një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci.

Dyshimet e para lidhur me rrethanat e ngjarjes janë se Nafije Bogujevci mund të jetë vrarë aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes bashkëshortit të saj dhe personave që dyshohet se ishin në shoqërinë e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali