
Një rast i rëndë në Livoç të Gjilanit tronditi sot opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Dorasi vrau gruan e tij dhe vëllain e saj, kurse i plagosur mbeti xhaxhai i viktimës, transmeton klankosova.tv.
Faqja e fshatit “Pozherani Live” ka njoftuar se viktimat janë: Nafije Bugujevci dhe Egzon Bugujevci.
“Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Pozheranin. Nafije Bugujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bugujevci, kanë humbur jetën në një ngjarje tragjike, ku bashkëshorti i i të ndjerës dyshohet se ka kryer këtë akt të rëndë. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe xhaxhai i të ndjerës ndërsa kjo tragjedi ka lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që i njohën”, shkruhet në njoftim.