Tragjedia në Livoç të Ulët, QKUK jep detaje për Sinjalin lidhur me gjendjen e Mazllum Bogujevcit që mbeti i plagosur rëndë

Tragjedia në Livoç të Ulët, QKUK jep detaje për Sinjalin lidhur me gjendjen e Mazllum Bogujevcit që mbeti i plagosur rëndë

Written by

in

Tragjedia në Livoç të Ulët, QKUK jep detaje për Sinjalin lidhur me gjendjen e Mazllum Bogujevcit që mbeti i plagosur rëndë

Gazeta Sinjali ka raportuar se Mazllum Bogujevci është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit, më 9 tetor, ku dy persona humbën jetën.

Gazeta Sinjali pati raportuar se Mazllum Bogujevci u plagos në incidentin ku Valon Ramushi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bogujevci.

Lidhur me gjendjen e të plagosurit, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku drejtori i Mjekimit Intensiv ka bërë të ditur se pacienti është transferuar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali