Trajneri i ri i Fenerbahces e merr një vendim të rëndësishëm për Muriqin

Trajneri i ri i Fenerbahces e merr një vendim të rëndësishëm për Muriqin

Written by

in

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur me paraqitjet e tij dhe golat e realizuar këtë sezon.

Sipas mediumit turk Fanatik, trajneri i ri i Fenerbahces, Emre Belozoglu ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Vedat Muriqit në përballjen e së dielës kundër Çorum FK, në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës kohët e fundit kishte humbur vendin në formacionin titullar, duke u lënë prapa në hierarki nga Romelu Lukaku. Megjithatë, Muriqi ka vazhduar të dëshmojë vlerat e tij, ndërsa së fundmi ishte protagonist duke shënuar golin e fitores kundër Liverpoolit.

Paraqitjet e tij këtë edicion flasin qartë për ndikimin që ka në skuadër. Në 17 ndeshje zyrtare me fanellën e Fenerbahces, Muriqi ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime, duke qenë një prej futbollistëve më produktivë të ekipit.

Tashmë, rikthimi i tij në formacionin bazë do të ishte një sinjal i rëndësishëm i besimit nga trajneri i ri, por edhe një mundësi për sulmuesin dardan që të vazhdojë serinë e paraqitjeve vendimtare.

Fenerbahce përballet me Çorum FK të dielën, nga ora 14:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit turk. /Telegrafi/