Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe Xhafajt: Po verifikohen procedurat

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe Xhafajt: Po verifikohen procedurat

Written by

in

Ministria e Drejtësisë i ka kthyer përgjigje shkresës së deputetëve Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Burime për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se aktualisht po inspektohet dhe verifikohet e gjithë procedura e ndjekur për transferimin e Veliajt.

Çuçi dhe Xhafaj i ishin drejtuar më herët me një letër zyrtare ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku kërkonin informacion mbi mënyrën se si ishte kryer transferimi dhe nëse ishin respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Dy deputetët kërkuan të njihen me dokumentacionin dhe hapat institucionalë të ndjekur për këtë vendim. /A2Cnn/