Trazirat e mundshme në protestë, Shqipëria angazhon 2 mijë policë në terren

Trazirat e mundshme në protestë, Shqipëria angazhon 2 mijë policë në terren

Written by

in

Policia e Shtetit ka angazhuar mijëra policë në terren në protestën e sotme që mbahet në Tiranë.

Në orën 14:00 është thirrur protestë kombëtare, ku sipas informacioneve, pritet të ketë më shumë tubues se në ditët e shkuara.

Nisur nga precedentët e javës së shkuar, nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë protestë të ketë dhunë dhe trazira.

Sipas Top Channel, policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.

Në ditët e shkuara kemi parë një taktikë ndryshe të policisë, që nuk i ka lënë të grumbullohen në një pikë të caktuar./TCH

 

 

Burimi: Dukagjini