Trepça njofton për avari, ekipet teknike punojnë në sanimin e dëmeve

Trepça njofton për avari, ekipet teknike punojnë në sanimin e dëmeve

Written by

in

Sipas njoftimit të Trepçës, avaria ka ndodhur më 7 tetor rreth orës 19:30, kur në minierë ndodheshin 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë.

Pas ndërprerjes së energjisë, 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente, ndërsa nëntë të tjerë kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji.

Energjia elektrike është rikthyer në minierë në orën 02:30, ndërsa nëntë minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe 20 minuta më vonë, në orën 02:50.

Trepça njoftoi se Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.

Ekipet teknike janë duke punuar në sanimin e dëmeve, përfshirë kontrollimin dhe zëvendësimin e pesë siguresave mbrojtëse 6.3 kV dhe elementeve të tjera të instalimit elektrik.

Sipas Trepçës, procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë. Njësia e Flotacionit pritet të rikthehet në funksion pas përfundimit të riparimeve dhe verifikimeve teknike e të sigurisë.

 

Burimi: RTKLive