
Kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça ka pësuar humbje edhe në përballjen e dytë nga Promitheas Patras.
Mitrovicasit janë mposhtur në udhëtim nga skuadra greke me rezultat 81:71, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të FIBA Europe Cup.
Shkëputja e Promitheas Patras nisi menjëherë në fillim të 10 minutave të fundit dhe fitorja u takoi vendësve që kanë katër fitore e dy disfata. Trepça ka tri fitore e po aq humbje.
Shown Jones me 15 pikë ishte realizuesi më i mirë te Trepça.
Trepça duelin e radhës e luan më 18 nëntor ndaj Splitit në palestrën “Minatori”.