
Banorët e rrugës “Tringë Smajli” në kryeqytet po përballen me probleme të vazhdueshme me mbeturinat, të cilat tash e tri javë nuk janë larguar.
Sipas tyre, pavarësisht adresimit të vazhdueshëm të këtij shqetësimi, problemi ende nuk është zgjidhur.
Një tjetër shqetësim për ta mbetet edhe mungesa e hapësirave të mjaftueshme për parking, pasi kapacitetet e kufizuara po ua vështirësojnë gjetjen e një vendparkimi.