“Tronditet” Barcelona, gjobitet me 602 euro pas ankesës së Atleticos për Julian Alvarezin

“Tronditet” Barcelona, gjobitet me 602 euro pas ankesës së Atleticos për Julian Alvarezin

Written by

in

Barcelona do të duhet të paguajë një gjobë prej maksimumi 602 eurosh, pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me kontaktet e pretenduara të klubit katalunas me Julian Alvarezin, raporton Mundo Deportivo.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka mbyllur çështjen disiplinore duke i shqiptuar Barcelonës gjobën në bazë të nenit 133 të rregullores së garave, i cili parasheh ndëshkime për shkeljen e detyrimeve rregullative.

Rasti nisi pasi Atletico Madrid pretendoi se Barcelona kishte kontaktuar me sulmuesin argjentinas, ndonëse ai ishte ende nën kontratë me klubin madrilen.

Vendimi rikthen në vëmendje rastin e vitit 2019, kur Atletico u ankua për negociatat e Barcelonës me Antoine Griezmann. Edhe atëherë, klubi madrilen pretendonte se katalunasit kishin kontaktuar me futbollistin pa respektuar rregullat përkatëse.

Në atë rast, Barcelona ishte dënuar me vetëm 300 euro gjobë, pavarësisht se Atletico kishte kërkuar masa më të ashpra./Telegrafi/