Tronditet industria e videolojërave, EA mbyll studion e famshme BioWare

Tronditet industria e videolojërave, EA mbyll studion e famshme BioWare

Written by

in

Tronditet industria e videolojërave, EA mbyll studion e famshme BioWare

Kompania amerikane e videolojërave Electronic Arts (EA) ka vendosur të mbyllë studion e njohur BioWare dhe të anulojë zhvillimin e pjesës së re të serisë “Mass Effect”, në kuadër të një ristrukturimi të gjerë të biznesit.

Vendimi për mbylljen e studios me seli në Edmonton të Kanadasë u është komunikuar punonjësve më 21 tetor. Sipas raportimeve, shkurtimet në të gjithë kompaninë prekin rreth 400 vende pune, përfshirë afërsisht 50 punonjës të BioWare.

Ky zhvillim vjen pas marrëveshjes prej 55 miliardë dollarësh për blerjen e EA-së nga një konsorcium investitorësh, i udhëhequr nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF), së bashku me Silver Lake dhe Affinity Partners.

E themeluar në vitin 1995, BioWare është një nga studiot më të njohura të industrisë së videolojërave, e cila ka krijuar tituj të suksesshëm si “Baldur’s Gate”, “Neverwinter Nights”, “Star Wars: Knights of the Old Republic”, “Dragon Age” dhe “Mass Effect”.

Pas blerjes nga EA në vitin 2007, studioja vazhdoi të zhvillonte lojëra të njohura të zhanrit RPG. Megjithatë, vitet e fundit u përball me vështirësi në zhvillimin e projekteve dhe rezultate që nuk i përmbushën pritjet.

Mes tyre ishin “Mass Effect: Andromeda” dhe “Anthem”, ndërsa edhe “Dragon Age: The Veilguard” nuk arriti rezultatet e pritshme të shitjeve.

Mbyllja e studios shënon gjithashtu fundin e projektit për pjesën e re të “Mass Effect”, zhvillimi i së cilës ishte paralajmëruar në vitin 2020, por që ende ndodhej në fazat e hershme.

Në kuadër të strategjisë së re, EA synon të përqendrojë investimet në më pak projekte me potencial më të madh komercial. Kompania planifikon të vazhdojë investimet në seritë “Battlefield” dhe “Apex Legends”, si dhe në projekte të tjera, përfshirë lojën e re “Star Wars Jedi” dhe “Marvel’s Iron Man”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali