
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët në Kongres, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Ai ka pranuar se partia e tij nuk arriti të mobilizonte votuesit, duke argumentuar se rezultati do të ishte ndryshe nëse ai vetë do të ishte kandidat në fletën e votimit.
Deklaratat Trump i bëri gjatë një telefonate të papritur me gazetaren e Politico-s, Dasha Burns, e cila u zhvillua të martën në mbrëmje, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
I pyetur se çfarë shkoi keq për republikanët në këto zgjedhje, presidenti amerikan tha se mungesa e tij në fletën e votimit dhe dështimi për të nxitur pjesëmarrjen e mbështetësve ndikuan në rezultatin zgjedhor.
“Unë nuk isha kandidati dhe ne nuk mobilizuam votuesit. Nëse do të kisha qenë në fletën e votimit, do të kishim fituar. Do të kishim fituar gjithçka shumë lehtë”, deklaroi Trump.
Una lección de periodismo, y en vivo. Una periodista con contactos, respetada por sus fuentes y perseverante: ante la duda de sus compañeros de mesa, llama a Trump después de la paliza demócrata y obtiene de primero la más importante reacción. Magistral. https://t.co/ZWXdRqas8X
— Antonio Jiménez (@eleditor) November 4, 2026
Gazetarja i kujtoi se ai vetë u kishte bërë thirrje qytetarëve të votonin, sikur të ishte kandidat në këto zgjedhje. Trump pranoi se kishte bërë një gjë të tillë, por argumentoi se votuesit nuk kishin qenë të kënaqur me disa prej kandidatëve republikanë.
Një tjetër deklaratë e rëndësishme e presidentit amerikan kishte të bënte me mundësinë e bashkëpunimit me Kongresin e ri, ku demokratët kanë fituar kontrollin.
Trump u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me kundërshtarët politikë për çështje që lidhen me interesin e vendit, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që dy vitet e mbetura të mandatit të karakterizohen nga përplasje të vazhdueshme politike.
“Ne do të punojmë me demokratët për t’i rregulluar gjërat për vendin tonë. Nuk dua të rri aty për dy vjet dhe të vë veton për gjithçka”, tha presidenti amerikan, duke bërë të ditur se kishte kontaktuar tashmë me disa zyrtarë demokratë.
I pyetur nëse do të shqyrtonte mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me demokratët për çështjen e emigracionit, Trump deklaroi se do të merrte në konsideratë çdo propozim që do ta vlerësonte të përshtatshëm dhe në interes të vendit.
Megjithatë, ai shmangu identifikimin e personave që, sipas tij, mbanin përgjegjësi për humbjen zgjedhore të republikanëve. Në të njëjtën kohë, Trump mbrojti vendimin e tij për ndërhyrjen ushtarake në Iran, duke këmbëngulur se ai kishte qenë i drejtë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali