
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ai amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për një “Deklaratë të Paqes” gjatë takimit të tyre të paprecedentë trepalësh të mbajtur të enjten.
Sipas Kinës dhe Rusisë, në këtë deklaratë tre liderët kanë riafirmuar që një luftë bërthamore nuk duhet të zhvillohet kurrë.
Sipas raportimeve të Reuters, deklarata shënoi përmbylljen e vizitës treditore diplomatike të Trumpit në Azi, e cila, pavarësisht deklaratave të tij për arritje historike dhe ndërmjetësim të paqes, prodhoi pak rezultate konkrete, transmeton Klankosova.tv.
Përkundrazi, vizita ka ngritur shqetësime të reja te aleatët e SHBA-së lidhur me afrimin gjithnjë e më të madh të Trumpit me Putinin, i cili vazhdon luftën kundër Ukrainës.
Në dokumentin e përbashkët, tre liderët janë zotuar gjithashtu të avancojnë reformat e Kombeve të Bashkuara, të rrisin furnizimin me produkte të rafinuara të naftës për të gjitha shtetet dhe të mbështesin imunitetin e zyrtarëve shtetërorë në gjykatat ndërkombëtare.