Çmimi i naftës Brent ka rënë drejt 103 dollarëve për fuçi të premten, duke zbutur fitimet e sesionit paraprak, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në bisedime produktive me Iranin.
Trump ka deklaruar në rrjetet sociale se SHBA-ja do të përmbahet nga sulmet ndaj Iranit deri pas zgjedhjeve afatmesme, ndërsa ka pretenduar se vëllime rekord të naftës bruto po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, ai ka theksuar se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet plotësisht në fuqi.
Ndërkohë, raportime të mëvonshme kanë bërë të ditur se SHBA-ja kishte përgatitur plane për sulme që do të zgjasnin tri ditë ndaj Iranit, me objektiva që përfshijnë rezervat e dronëve dhe raketave, infrastrukturën energjetike dhe lokacione të tjera.
Të enjten, çmimi i naftës Brent u rrit deri në 5.7 për qind, pasi Teherani intensifikoi sulmet ndaj cisternave që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve, në javën e fundit janë shënjestruar nëntë anije.
Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin global të naftës. Çdo përshkallëzim i konfliktit në këtë zonë mund të ndikojë në furnizimin me energji dhe të shtojë pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.
Në anën tjetër, uragani Isaias ka kërcënuar prodhimin e naftës në det të hapur në Gjirin e Meksikës. Si pasojë, prodhuesit kanë ndërprerë përkohësisht rreth 1.3 milionë fuçi naftë bruto në ditë.
Burimi: Dukagjini
