Tujani-Klinaku për situatën në Shqipëri: Pamje që të dhemb zemra! (VIDEO)

Tujani-Klinaku për situatën në Shqipëri: Pamje që të dhemb zemra! (VIDEO)

Written by

in

Tujani-Klinaku për situatën në Shqipëri: Pamje që të dhemb zemra! (VIDEO)

Avokatja Rovena Tujani-Klinaku në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ka diskutuar rreth protestave dhe situatës së tensionuar në Shqipëri.

Ajo deklaroi se përpos dhimbjes dhe trishtimit, sipas saj, ka edhe krenari në këtë protestë, transmeton Klankosova.tv.

“Është një pamje që të dhemb zemra kur e shikon, janë ndjenja shumë të ngarkuara dhe të përziera. Është një ndjenjë krenarie kur shikon një rini të zgjuar, aktive, që ka një forcë vendimmarrëse, që del dhe kërkon të drejtat e veta. Deri këtu jemi shumë në rregull, është një krenari që kemi një rini që ka guxim. Por nga ana tjetër nuk mund të fsheh edhe dhimbjen, trishtimin shumë të madh edhe për dhunën e ushtruar ndaj studentëve”, u shpreh Tujani-Klinaku.