U nervozua në stacion, prishtinasi përplaset me dy policë

U nervozua në stacion, prishtinasi përplaset me dy policë

Written by

in

U nervozua në stacion, prishtinasi përplaset me dy policë

Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë, pasi kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin e tij.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50, kur i dyshuari ka shfaqur shenja nervozizmi dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike në QKUK, në Prishtinë.