
Me dyer të mbyllura dhe pa asnjë bazë ligjore, bordi i Stacionit të Autobusëve është shkarkuar dy ditë më parë nga aksionarë të “rrejshëm”.
Kjo pasi që tre aksionarët në ardhje nuk kanë respektuar afatin ligjor prej 30 ditësh për regjistrimin në zyrën e protokollit në MAPL.
Bordi aktual dhe i ligjshëm në ndërmarrja ka mbajtur një konferencë për media duke paraqitur prova e fakte për vendimin e jashtëligjshëm të marrë nga Fiknete Bejta, Yll Bogaj dhe Driton Bardheci.
Vendimi është marrë në fshehtësi në zyren e sekretares, Bedrije Mjeku e cila ka shpërfillur detyrat e saj zyrtare. Bordi ka shprehur vendosmërinë për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre deri sa të përfundoi afati ligjor dhe organët përgjëgjëse të marrin një vendim final të përcaktur me legjislacionin në fuqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post U shkarkuan jashtëligjshëm me dyer të mbyllura në zyren e sekretares, bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali