U zhduk nga shtëpia në Ferizaj, familja e kërkoi për ditë të tëra – TikToku ndihmon në gjetjen e 31-vjeçarit në Prishtinë

Written by

in

Pas disa ditësh ankthi dhe kërkimesh, një familje nga Ferizaj ka marrë lajmin që po e priste. Djali i tyre 31-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më, është gjetur shëndoshë e mirë në Veternik të Prishtinës, falë një informacioni të siguruar përmes TikTokut, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Muhamet Osmanin, 31 vjeçar, largimi i të cilit nga shtëpia në rrugën “Xhemaj l Kada” në Ferizaj kishte alarmuar familjarët.

Babai i tij, ishte paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj më 11 nëntor, duke raportuar se djali, i cili është person me aftësi të kufizuara, ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, rreth orës 14:00, dhe nuk ishte kthyer.

Pas denoncimit, rasti ishte referuar te njësia e hetimeve për veprime të mëtejshme.

Kthesa erdhi në orët e para të së dielës, më 15 nëntor, kur përmes TikTokut u sigurua informacioni se 31-vjeçari ndodhej pranë pikës së derivateve “Hib Petrol” në Veternik.

Rreth orës 01:30, një person që kishte marrë informacionin për vendndodhjen e tij është paraqitur në Polici dhe ka njoftuar se i zhdukuri mund të gjendej në atë lokacion.

Njësitë policore janë nisur menjëherë drejt Veternikut, ku edhe e kanë gjetur Muhametin.

Fatmirësisht, 31-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.

Për gjetjen e tij janë njoftuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa rasti është përmbyllur me kthimin e sigurt të personit që familja e kishte kërkuar prej disa ditësh.

Pas disa ditësh ankthi dhe kërkimesh, një familje nga Ferizaj ka marrë lajmin që po e priste. Djali i tyre 31-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më, është gjetur shëndoshë e mirë në Veternik të Prishtinës, falë një informacioni të siguruar përmes TikTokut, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Muhamet Osmanin (31), largimi i të cilit nga shtëpia në rrugën “Xhemaj l Kada” në Ferizaj kishte alarmuar familjarët.

Babai i tij, ishte paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj më 11 nëntor, duke raportuar se djali, i cili është person me aftësi të kufizuara, ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, rreth orës 14:00, dhe nuk ishte kthyer.

Pas denoncimit, rasti ishte referuar te njësia e hetimeve për veprime të mëtejshme.

Kthesa erdhi në orët e para të së dielës, më 15 nëntor, kur përmes TikTokut u sigurua informacioni se 31-vjeçari ndodhej pranë pikës së derivateve “Hib Petrol” në Veternik.

Rreth orës 01:30, një person që kishte marrë informacionin për vendndodhjen e tij është paraqitur në Polici dhe ka njoftuar se i zhdukuri mund të gjendej në atë lokacion.

Njësitë policore janë nisur menjëherë drejt Veternikut, ku edhe e kanë gjetur Muhametin.

Fatmirësisht, 31-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.

Për gjetjen e tij janë njoftuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa rasti është përmbyllur me kthimin e sigurt të personit që familja e kishte kërkuar prej disa ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali