Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është gjobitur me gjithsej 35 mijë euro nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, për shkeljet në ndeshjen kundër Austrisë, të zhvilluar më 27 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sipas vendimit të UEFA-s, FFK-ja është gjobitur me 15 mijë euro për shfaqjen e pankartave me mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Ndërkaq, për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve, federata është gjobitur me 20 mijë euro.
Për këtë shkelje, UEFA ka vendosur edhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje si mysafir në një garë të UEFA-s.
Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, duke filluar nga data e vendimit. Ajo mund të zbatohet nëse gjatë kësaj periudhe kryhet një shkelje tjetër e ngjashme.
Ndeshja Austri – Kosovë, e zhvilluar më 27 shtator, përfundoi me fitoren e Austrisë, 3:1.
Vendimi i UEFA-s është publikuar më 9 tetor 2026.
Burimi: RTKLive
