UEFA ka konfirmuar se një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kujtim të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel , i cili vdiq të martën në moshën 30 vjeçare.
Nderimi do të zhvillohet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të martën dhe të mërkurën, si dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës të enjten.
Në një deklaratë, UEFA shprehu ngushëllimet e saj më të thella familjes, miqve dhe shokëve të ekipit të tij gjatë asaj që e quajti një moment tepër të vështirë.
“Komuniteti evropian i futbollit po vajton humbjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe shokëve të ekipit të tij gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”.
“Një moment heshtjeje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e UEFA-s këtë javë në kujtim të tij”, shkruan në postimin e UEFA-s.
Ndryshe, De Miguel vdiq pasi pësoi një arrest kardio-respirator pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë ndeshjes të së hënës në Segunda Division. /Telegrafi/