UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

Written by

in

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

Shqipëria U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, nuk do të zhvillojë asnjë ndeshje në Serbi në kuadër të kampionatit evropian, ndërsa përfaqësuesja serbe do të luajë në Tiranë vetëm nëse arrin deri në finale.

Ndeshja për trofeun e madh do të zhvillohet më 3 korrik në stadiumin “Air Albania”, i cili do të jetë nikoqir i finales së këtij kompeticioni.

Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në stadiumin “Air Albania”, më 16 dhe 19 qershor, ndërsa përballjen e tretë dhe të fundit në grup do ta luajë më 22 qershor në “Elbasan Arena”.

Përveç “Air Albania”, ndeshjet e këtij Evropiani do të zhvillohen edhe në “Arenën e Demave”, “Elbasan Arena” dhe stadiumin “Loro Boriçi”.

“Arena e Demave” do të presë tri ndeshje të fazës së grupeve, ndërsa “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, përveç tri ndeshjeve në grupe, do të jenë nikoqirë edhe të nga një çerekfinaleje.

Ndërkohë, janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave për këtë kompeticion.

Për ndeshjet e fazës së grupeve, biletat do të kushtojnë 14 euro për kategorinë e parë dhe 10 euro për kategorinë e dytë.

Në çerekfinale dhe gjysmëfinale, çmimet do të jenë 18 euro për kategorinë e parë dhe 14 euro për të dytën.

Ndërsa për finalen në “Air Albania”, bileta do të kushtojë 24 euro në kategorinë e parë dhe 18 euro në kategorinë e dytë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali