Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

Written by

in

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup njofton se uji në Shkup është i sigurt për pije.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 19.10.2026 deri më 22.10.2026 mori 159 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 159 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup./Telegrafi/