
Ukraina ka bërë të ditur se për herë të parë ka përdorur një armë lazer për të rrëzuar një dron rus.
Serhiy Beskrestnov, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje që shfaqin një dron duke u rrëzuar në një top zjarri. Sipas tij, sistemi lazer ukrainas Blysk ka interceptuar me sukses një dron rus të tipit Geran, transmeton Sinjali.
Nga ana tjetër, grupi ukrainas i teknologjisë së mbrojtjes i mbështetur nga shteti, Brave1, ka reaguar me kujdes lidhur me këtë zhvillim, duke theksuar se:
“Interceptimi i parë i suksesshëm nuk do të thotë se teknologjia është gati për përdorim në shkallë të gjerë”.
Mbrojtja ajrore me lazer “mbetet një teknologji eksperimentale”.
Të paktën shtatë ekipe ukrainase janë aktualisht të angazhuara në zhvillimin e armëve lazer.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali