Ukraina shkatërron gjashtë bombardues rusë “Su-34M” në Voronezh

Ukraina shkatërron gjashtë bombardues rusë “Su-34M” në Voronezh

Written by

in

Marina Ushtarake e Ukrainës njoftoi se sulmi goditi aeroportin dhe shkatërroi gjashtë avionët bombardues.

Gjithashtu, u shkatërruan pajisje teknike që përdoren për mbështetjen e operacioneve ajrore.

Në aeroport u raportuan shpërthime dytësore dhe zjarr, ndërsa autoritetet ukrainase thanë se informacioni mbi pasojat e sulmit ishte ende duke u verifikuar.

Avionët “Su-34M” janë ndër mjetet kryesore të Forcave Ajrore Ruse për goditjen e pozicioneve mbrojtëse ukrainase dhe vendbanimeve pranë vijës së frontit.

Ata mund të mbajnë njëkohësisht disa bomba të drejtuara dhe me eksploziv të fuqishëm, si dhe lloje të ndryshme raketash.

Sipas Marinës Ukrainase, shkatërrimi i këtyre avionëve do të dobësonte kapacitetet ajrore të Rusisë dhe do të kufizonte përdorimin e aviacionit taktik në sektorët përkatës të frontit.

Ukraina deklaroi se do të vijojë sulmet ndaj objektivave ushtarake ruse, me synimin për të ulur gradualisht aftësinë luftarake të Moskës.

Burimi: RTKLive