​Ulutash zhvilloi vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Prizren

​Ulutash zhvilloi vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Prizren

Written by

in

​Ulutash zhvilloi vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Prizren

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash zhvilloi sot një vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Kampin Sulltan Murat në Prizren, para ndërrimit të ardhshëm të komandës.

Gjatë vizitës, gjeneralmajor Ulutash shprehu vlerësimin e tij për komandantin e kontingjentit turk, kolonel Tacettin Genç, për kontributin e njësisë së tij në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it, raporton KosovaPress.

Kujtojmë, gjeneralmajori i Ushtrisë turke Ozkan Ulutash do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane Roberto Vergori, më 14 tetor, raporton KosovaPress.

Admirali George M. Wikoff, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.

Emërimi i gjeneralit Roberto Vergori e vendos sërish një oficer italian në krye të misionit të NATO-s në Kosovë dhe riafirmon rolin udhëheqës të Italisë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.