“Unë jam këtu, me ju”, liderja e opozitës kthehet në Venezuelë – pritet nga turma të mëdha njerëzish

“Unë jam këtu, me ju”, liderja e opozitës kthehet në Venezuelë - pritet nga turma të mëdha njerëzish

Written by

in

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është kthyer në vendin e saj pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, duke u pritur nga mbështetës të shumtë në kryeqytetin Karakas.

“Jam këtu. Bashkë me ju”, deklaroi ajo, ndërsa theksoi synimin për lirinë e Venezuelës dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Machado u largua nga vendi për të pranuar Çmimin Nobel për Paqe në Norvegji.

Ajo kishte tentuar disa herë të kthehej, por pa sukses.

Në vitin 2024, në vend të saj, në zgjedhjet presidenciale garoi aleati Edmundo González, pasi autoritetet ia ndaluan kandidimin.

Kthimi i saj vjen pas kapjes së ish-presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane në janar.

Aktualisht, Maduro mbahet në burg në New York, ku përballet me akuza për drogë, armë dhe torturë, të cilat i ka mohuar.

Machado ka deklaruar më herët se do të kandidonte sërish për presidente nëse do të mbaheshin zgjedhje, ndërsa opozita kërkon një tranzicion demokratik dhe zgjedhje të lira e të drejta në Venezuelë. /Telegrafi/