Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij - i jep goditjen e fundit babait

Written by

in

Vivienne, vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, nuk do ta mbajë më zyrtarisht mbiemrin e të atit.

Një gjykatë në Los Angeles ka miratuar të hënën kërkesën e saj për ta hequr mbiemrin Pitt nga emri i saj, raporton Page Six.

Gjyqtarja Virginia Keeny në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angelesit ka miratuar ndryshimin e emrit nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.

Në seancë, avokati i saj, Peter Kenneth Levine, mori pjesë përmes një videoje.

Kërkesën për ndryshimin e emrit Vivienne e kishte paraqitur në korrik, vetëm pak ditë pasi kishte mbushur 18 vjeç.

Në dokumentet gjyqësore, ajo kishte theksuar se vendimi ishte marrë për arsye personale.

Megjithatë, mbiemrin Jolie ajo e përdor prej më shumë se dy vitesh.

Kështu ishte prezantuar edhe në programin e muzikalit të Broadwayt, “The Outsiders”, në vitin 2024, projekt në të cilin kishte punuar së bashku me nënën e saj.

Vivienne nuk është fëmija i parë i çiftit të famshëm që ka vendosur të mos përdorë më mbiemrin e Brad Pitt. Edhe Shiloh, Maddox dhe Zahara kanë ndërmarrë hapa ligjorë për ta hequr atë.

Ndërkohë, Knox e kishte lënë mbiemrin Pitt jashtë diplomës së shkollës së mesme në qershor të këtij viti, ndonëse zyrtarisht ende nuk e ka ndryshuar emrin.

Brad Pitt nuk ka komentuar publikisht vendimet e fëmijëve të tij lidhur me mbiemrin.

Aktori dhe Angelina Jolie e përfunduan zyrtarisht divorcin në dhjetor të vitit 2024, pas një procesi gjyqësor që kishte nisur në vitin 2016. /Telegrafi/