
Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, ka publikuar një fotografi me të ëmën në Instagram, duke i shprehur dashurinë dhe përkrahjen në një moment të vështirë.
“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke e cilësuar të ëmën edhe si “mbretëreshën e saj të bukur”.
Mesazhi vjen pas publikimit në internet të disa materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.
Pas rastit, Eli Fara ka dëshmuar në polici dhe ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për regjistrimet. Këngëtarja ka reaguar edhe publikisht, duke shprehur shqetësimin për cenimin e privatësisë së saj dhe duke theksuar se nuk kishte arsye të ndihej e turpëruar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vajza e Eli Farës i del në krah me një mesazh emocionues appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali